Mbikëqyrës punimesh - Arkitekt

AlbaniaAlbania·Palāsamid
Other
3 views0 saves0 applied

Quick Summary

Overview

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Technical Tools
Other
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023 Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh- Arkitekt Vendndodhja: Palasë Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me kontraten e bashkeinvestimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Mbikëqyrësi, përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, referuar kontrates se bashkë investimit. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Ndjek procesin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit te zhvilluesi; Njeh në detaje kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha aktet administrative që lidhen me të, si dhe çdo ndryshim të mundshëm që kjo kontratë mund të pësojë me kalimin e kohës; Sigurohet që punimet të realizohen në përputhje me projektin e miratuar në Lejen e Ndërtimit dhe me afatet e përcaktuara në kontratë; Verifikon që materialet e përdorura në objekt të jenë në përputhje me projektin e miratuar; Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të përdorura në objekt, në rast se këto nuk janë realizuar në masën e nevojshme, sipas vëllimeve të kryera dhe materialit të furnizuar, me qëllim verifikimin e cilësisë; Nëse konstaton të meta në zbatim, njofton menjëherë Menaxherin e Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe përgatit një raport mbi devijimet nga projekti i miratuar; Kontrollon zbatimin e grafikut të detajuar të punimeve ndërtimore dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike mbi realizimin e tij; Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse ai është i realizueshëm dhe nëse vlen të ndërmerret; Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që i tejkalojnë njohuritë e Menaxherit të Projektit. Raporton në mënyrë periodike te Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike. Requirements Edukimi: Diplomë Master -Dega Arkitekturë Kualifikime të tjera: Eksperiencë 15 vjeçare ne zbatim punimesh; Eksperiencë në mbikëqyrje punimesh përbën avantazh; Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime; Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike; Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse; Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër; Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese; Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh; Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit; Njohje te programeve kompjuterike, paketa Office, Auto Cad, Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi. Afati i aplikimit: 14/08/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Location & Eligibility

Where is the job
Palāsa, Albania
On-site at the office

Listing Details

Posted
July 31, 2026
First seen
July 31, 2026
Last seen
September 26, 2026

Posting Health

Days active
56
Repost count
0
Trust Level
20%
Scored at
September 26, 2026

Signal breakdown

freshnesssource trustcontent trustemployer trust
Newsletter

Stay ahead of the market

Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.

A
B
C
D
Join 12,000+ marketers

No spam. Unsubscribe at any time.

balfindevelopmentMbikëqyrës punimesh - Arkitekt