New↻ Repost

Financier

mid
Other
1 views0 saves0 applied

Quick Summary

Overview

POZICION VAKANT Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë,

Technical Tools
Other

 

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin Financier!

Përgjegjës për administrimin financiar të Departamentit të Mbledhjes së Fondeve si dhe Projektit Shkodër, duke siguruar kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, administrimin e skemave të kompensimit (përfshirë bonuset e stafit fundraising) dhe funksionimin e rregullt të proceseve financiare.

Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare.

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
  • Minimumi 3 vite pervoje pune si Financier;
  • Eksperiencë në buxhetim, raportim, analiza financiare dhe procedura prokurimi;
  • Njohuri shume të mira të legjislacionit financiar dhe standardeve të kontabilitetit;
  • Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;
  • Eksperience me skema bonuse dhe incentivimi eshte shume e preferuar.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
  • Njohuri shume të mira të sistemeve financiare dhe kompjuterike;
  • Aftësi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
  • Pervoje ne aktivitetet financiare te fundraising ose marketingut konsiderohet avantazh;
  • Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar. 

 

  • Menaxhon dhe monitoron performancën financiare të aktiviteteve të mbledhjes së fondeve;
  • Planifikon dhe ndjek buxhetet, si dhe analizon koston dhe efektivitetin e fushatave;
  • Administron skemat e kompensimit dhe bonuset për stafin e fundraising;
  • Bashkëpunon me ekipet përkatëse për planifikim dhe vendimmarrje financiare.
  • Siguron planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të projektit;
  • Menaxhon rrjedhën e parasë, pagesat dhe detyrimet financiare;
  • Përgatit raportime financiare dhe analiza për menaxhmentin;
  • Mbështet proceset e prokurimit dhe administrimin e burimeve.
  • Siguron integritetin e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit financiar;
  • Garanton përputhshmëri me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi;
  • Mbështet auditimet dhe forcon kontrollin e brendshëm.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.

  • Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.
  • Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.
  • Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.
  • Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.
  • Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 15.10.2026 në adresën hr@soskd.org.al  dokumentat e mëposhtme:

 CV

  • Leter interesi
  • Reference

 

Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

 

 

Location & Eligibility

Where is the job
—
Location terms not specified

Listing Details

Posted
September 29, 2026
First seen
October 4, 2026
Last seen
October 4, 2026

Posting Health

Days active
0
Repost count
1
Trust Level
43%
Scored at
October 4, 2026

Signal breakdown

freshnesssource trustcontent trustemployer trust
Newsletter

Stay ahead of the market

Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.

A
B
C
D
Join 12,000+ marketers

No spam. Unsubscribe at any time.

Financier