Manager of Interior Design & Technical Support Department

AlbaniaAlbania·Tiranamid
Customer SuccessTechnical Support
3 views0 saves0 applied

Quick Summary

Overview

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Technical Tools
Customer SuccessTechnical Support
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Menaxher i Departamentit të Interior Design & Suportit Teknik Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Departamentit të Interior Design & Suportit Teknik është përgjegjës për drejtimin strategjik, organizimin dhe zhvillimin e njësive në varësi, duke siguruar funksionim efikas, të standardizuar dhe të shkallëzueshëm të proceseve dhe shërbimeve. Ky rol garanton zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me standarde të larta profesionale, në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë, duke mbështetur performancën operacionale, përvojën e klientit dhe pozicionimin e projekteve në tregun e Real Estate. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Drejtim Strategjik & Organizim Përcakton strukturën organizative, mënyrën e funksionimit dhe zhvillimin e njësive në varësi; Harton dhe menaxhon buxhetet e departamenteve; Zhvillon standarde, politika dhe procedura pune për funksionimin e njësive; Siguron koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me strukturat e tjera të kompanisë dhe korporatës; Ndërton procese të qëndrueshme dhe të shkallëzueshme për rritjen e eficiencës operacionale; Monitoron performancën e njësive dhe ndërmerr masa për përmirësim të vazhdueshëm; Njësia e Interior Design Drejton strategjikisht zhvillimin e biznesit të Interior Design; Përcakton konceptet, standardet estetike dhe buxhetet për paketat e interiorit dhe ambientet e përbashkëta; Siguron zbatimin korrekt të stilit të aprovuar dhe kontrollin e cilësisë së projektimit; Udhëheq ekipin në realizimin e: - projekteve të interiorit, - dokumentacionit teknik, - paketave të prokurimit, - koordinimit me palët e përfshira. Mbikëqyr procesin e implementimit të projekteve dhe bashkëpunimin me partnerë, furnitorë dhe kontraktorë; Merr pjesë në negociata, prezantime dhe takime strategjike me klientë dhe partnerë; Menaxhon marrëdhëniet me klientët strategjikë dhe situatat komplekse; Siguron një eksperiencë profesionale dhe të strukturuar për klientin; Ofron paketa të plota mobilimi dhe punimesh interiori “turn-key”; Zhvillon alternativa paketash interiori për tipologji të ndryshme njësish, me variante dhe nivele të ndryshme buxheti; Ofron shërbime interiori për njësi pa klient me qëllim rritjen e potencialit të shitjes; Rishikon projektet në fazë projekt-ide dhe projekt-zbatimi për të shmangur problematikat e ardhshme të interiorit; Ofron shërbime arkitektonike për ambientet e përbashkëta dhe përmirësimin e imazhit të projekteve; Ofron konsulencë projektimi dhe arredimi për klientë apo objekte me kërkesa specifike; Njësia e Suportit Teknik Organizon, drejton dhe zhvillon funksionin e suportit teknik në kompani; Siguron që kërkesat teknike të projekteve adresohen me zgjidhje të sakta, të zbatueshme dhe të standardizuara; Garanton koordinimin dhe integrimin efektiv të kërkesave teknike ndërmjet departamenteve; Bashkëpunon ngushtë me ekipet operative dhe strukturat e BD për adresimin e problematikave teknike; Monitoron performancën teknike të projekteve dhe identifikon nevoja për përmirësim; Ndërton sisteme kontrolli cilësie dhe standardizimi teknik; Siguron reduktimin e gabimeve dhe rritjen e eficiencës operacionale; Delegon ekzekutimin operacional te ekipet përkatëse, duke ruajtur fokusin në vendimmarrjen strategjike, standardizimin, kontrollin e cilësisë dhe optimizimin e porceseve; Requirements Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë Kualifikime të tjera: Të paktën 10 vite përvojë të gjerë në projektim; Jo më pak se 5 vite në pozicion drejtues; Përvojë dhe aftësi në zhvillimin e biznesit dhe në dizajnin e brendshëm & projektim; Aftësi të forta drejtuese, menaxheriale dhe ndërpersonale për të udhëhequr dhe frymëzuar në mënyrë efektive një ekip; Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara për të bashkëpunuar me palët e interesuara dhe për të paraqitur konceptet e dizajnit tek klientët; Përvojë thelbësore në koordinimin, delegimin, mentorimin dhe dhënien e komenteve për ekipin; Aftësia për të kuptuar dhe zbatuar koncepte, praktika dhe procedura komplekse brenda fushës së dizajnit të brendshëm dhe detajimit të projekteve; Njohuri te programeve AutoCAD, SketchUp, 3D Max, Photoshop, Revit etj. Afati i aplikimit: 07/07/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Location & Eligibility

Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office

Listing Details

Posted
June 23, 2026
First seen
June 23, 2026
Last seen
August 21, 2026

Posting Health

Days active
0
Repost count
0
Trust Level
42%
Scored at
June 23, 2026

Signal breakdown

freshnesssource trustcontent trustemployer trust
Newsletter

Stay ahead of the market

Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.

A
B
C
D
Join 12,000+ marketers

No spam. Unsubscribe at any time.

balfindevelopmentManager of Interior Design & Technical Support Department